U ndërpre për shkak të motit të keq, të mërkurën rinis mësimi në 37 shkollat në Kukës

Procesi mësimor që u ndërpre për shkak të kushteve të këqija atmosferike do të rifillojë nesër në të gjitha shkollat e prefekturës Kukës. Sipas konfirmimeve nga drejtuesit e shkollave, administratorët e njësive administrative dhe shtabi i emergjencave, 37 shkolla do të rinisin mësimin pas dy ditëve pushim për shkak të motit të keq që ka përfshirë rajonin. 

Në një njoftim zyrtar, Prefektura e Kukësit bëri me dije se mësimi u ndërpre pas një urdhri të shpallur ditën e diel, për shkak të kushteve të rrezikshme të motit. Gjithashtu autoritetet lokale dhe shtabi i emergjencave janë angazhuar për të garantuar kushte të sigurta për rikthimin e nxënësve në shkolla.