Avokati Hoxha: Mungesa e parandalimit dhe policimi i duhur, sfida e sigurisë në vend
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 18:39
Avokati Arbër Hoxha ishte i ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares së Ora News Sonila Musai, ku komentoi situatën e sigurisë në Shqipëri.
Gjatë intervistës, Hoxha theksoi se një nga problemet kryesore është mungesa e parandalimit të ngjarjeve që mund të ishin shmangur me një reagim të shpejtë dhe efikas nga ana e institucioneve përkatëse.
Ai e konsideroi si një sfidë të madhe policimin e ngjarjeve, duke theksuar se shumë situata kriminale mund të parandaloheshin nëse do të kishte një angazhim më të madh.
