VIDEO+EMRAT/ Kapet hajduti në Durrës, policia në kërkim të shokut të tij, thyen xhamat dhe vodhën picerinë

Policia e Durrësit bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin Mariglen Ibrahimin, ndërsa ka shpallur në kërkim shokun e tij Edison Leonard.

“Vodhën me thyerje, një shumë parash, në një piceri, gjatë natës, vihet në pranga 24-vjeçari, punohet për kapjen e bashkëpunëtorit. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nga veprimet hetimore të kryera për vjedhjen me thyerje të një shumë parash, në një piceri në lagjen nr. 13, më datë 11.01.2025, kanë identifikuar 2 autorët e dyshuar të rastit.

Në vijim të veprimeve, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi M. I., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, si dhe u shpall në kërkim tjetri, shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Arapaj, Durrës. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.