Qytetarët spektatorë të krimeve/ Tafa: Ja pse nuk denoncojnë
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 18:47
Psikologu Eduart Tafa ka bërë një deklaratë shqetësuese lidhur me pasivitetin e qytetarëve përballë ngjarjeve kriminale në vend.
Gjatë intervistës me gazetaren dhe moderatoren e emisionit “Epiqendër” Sonila Musai Tafa theksoi se shumë qytetarë janë shndërruar në spektatorë, duke mos reaguar ose denoncuar krimet dhe ngjarjet shqetësuese që ndodhin përreth tyre.