FOTO/ Aksident i frikshëm në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon mes kamionit dhe trafikndarëses
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 16:35
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Një automjet tip “Golf 5” është përplasur nga një kamion dhe makina ka ngecur mes kamionit dhe trafikndarëseve.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Aksidenti ka krijuar radhë të gjata në autostradë, ndërkohë që në vendngjarje pritet të mbërrijnë efektivët e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor që do të zbardhë shkaqet e aksidentit.
