'Ta heqim Veliajn nga bashkia'/ Zhulali: 242 familje tek 'Lana' do të shkulen nga shtëpitë e tyre...

Anëtarja e këshillit bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali duke protestuar para bashkisë së Tiranës, ka akuzuar Erion Veliajn se, do të gjobisë të gjitha bizneset e Tiranës për 20 vitet e ardhshme.

Zhulali ka denoncuar vendimet arrogante të Veliajt.

‘Protesta e 41 përpara hajdutit më të madh që ka njohur Tirana.

Në 40 javë protesta para bashkisë së Tiranë, ujërat e zeza të Tiranës dhe Erion Veliaj vazhdojnë të kalojnë mes për mes të kryeqytetit.

Trafiku i madh bashkë me Erion Veliajn, vazhdojnë ta mbysin këtë qytet.

Çmimet e apartamenteve, bashkë me arrogancën e Erion Veliajt vazhdojnë të rriten në këtë qytet.

Vjedhja e taksave tuaja, bashkë me arrogancën e Veliajt vazhdon të rritet në këtë qytet.

Pas 40 javëve protesta, Erion Veliaj nga një njeri me arrogancë që thoshte se the zhveshur do të ju çoj të paguani paratë e inceneratorit të Tiranës, sot është vënë në kërkim të Nesti Angonit.

Sepse e di, ai është personi sot në kërkim nga drejtësia e qytetarëve të Tiranës, jo nga kjo palo drejtësi që kemi.

Erion Veliaj do të ju ribëjë edhe njëherë lejen e shfrytëzimit të hapësirës publike të gjithë bizneseve të Tiranës, që tu marrë gjobën e radhës dhe këtë gjobë do të ua marrë për plot 20 vite. Kështu thotë ai.

242 familje që janë pranë lumit të Lanës, do të shkulen nga shtëpitë e tyre dhe kur të shkul ky, të hedh në mes të rrugës.

Ky është kryetari i bashkisë së Tiranës’, tha ndër të tjera, Ilda Zhulali gjatë protestës tek bashkia e Tiranës.