Rama publikon pamjet nga kantieri i punës në rrugën Shirokë–Zogaj: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i punës në rrugën Shirokë–Zogaj.

Rama shprehet se është një investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë, si edhe krijimin e një lidhjeje të re strategjike për Shkodrën si kryeqendër e rajonit.

“MIRËMËNGJES ???? dhe nga kantieri i punës në rrugën Shirokë–Zogaj, një investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë dhe krijimin e një lidhjeje të re strategjike për Shkodrën si kryeqendër e rajonit, ju uroj një ditë të mbarë????”, shkruan kreu i qeverisë.