“Pse SPAK nuk i bëri dëshmitarë të drejtësisë?”, Xama zbulon bisedat me të pandehurit e dosjes “5D”

Gazetarja Ola Xama tregoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV bisedat konfidenciale me disa prej personave që janë marrë të pandehur nga SPAK-u për dosjen “5D” të drejtorëve të bashkisë së Tiranë dhe shtroi pyetjen se përse SPAK nuk u ofroi atyre statusin e dëshmitarëve të drejtësisë për të treguar korrupsionin në bashki.

“Kam biseduar privatisht me disa personat që janë marrë të pandehur te fraksioni numër 2 dhe 3 i dosjes “5D” dhe më kanë thënë në kushtet konfidencialiteti se ne na erdhi me detyrim/përcaktim që do ta merrte tenderin “5D”.

“Unë nuk dija se si t’i bëja letrat dhe i thashë kompanisë na merri dhe bëji ti”.

Tani po të ishin të sigurtë këta persona që po të çonin një mesazh denoncimi se po bënin shkelje ligji te kryetari i bashkisë pse nuk tentoi SPAK t’u ofronte një marrëveshje për t’i marrë dëshmitarë këta drejtorë.

Si ka mundësi që asnjë nga këta drejtorët që ua dha numrin e Nestor Muhametllarit, Mariglen Qato dhe u tha mbaroni punë, nuk shkoi t’i thoshte kryetarit të bashkisë kush është ky, a është Mariglen Qato kryetari i bashkisë, apo je ti? Dhe Veliaj nuk paska ditur gjë?

SPAK u ka dhënë ofertën për t’u bërë dëshmitarë të drejtësisë edhe vrasëve me pagesë, pse nuk ua ka dhënë disa drejtorëve të korruptuar?”- tha Xama.

“Pse SPAK nuk i bëri dëshmitarë të