Hysa: Berisha akoma nuk ka dalë me një ofertë konkrete, PD s’ka shpalosur gjë për zgjedhjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2025, 21:40
Në “Drejt” nga Luan Rama, Dafina Hysi gazetare tha se Berisha ka filluar me një thirrje për gjithë frontin opozitar teksa nuk shohim që të ketë një ofertë të tij konkrete.
Hysa: Berisha ka filluar me një thirrje për gjithë frontin opozitar teksa nuk shohim që të ketë një ofertë të tij konkrete. Nuk është përcaktuar se çfarë peshe do të kenë partitë aleate dhe nëse lista do të jetë e mbyllur.
Berisha kishte premtuar primare, edhe pse kohët e fundit i shmanget një pyetje të tillë dhe çfarë gare do të ketë apo sa peshë do të kenë aleatët. Janë edhe 4 muaj deri në zgjedhje dhe pasnesër do të fillojë edhe administrimi për diasporën. PD-ja deri në këtë fazë publikisht nuk ka shpalosur asgjë.