Zgjedhjet e 11 majit/ Përfaqësuesi i Diasporës tregon si do bëhet regjistrimi në votime për qytetarët jashtë vendit
Përfaqësuesi i Diasporës, Arbër Lleshi në një intervistë në Ora News tregoi se si do të bëhet regjistrimi për votime për qytetarët e Diasporës.
Lleshi: Mënyra se si KQZ e ka organizuar procesin duket të paktën në pamje të parë që do ti ofrojë qytetarëve nga Diaspora që kanë nënshtetësi shqiptare mundësinë për tu regjistruar në procesin e votimit nga jashtë.
Kjo është ajo që të paktën publikisht është premtuar.
Unë shpresoj por do duhet të presim deri nesër ta shikojmë se si në të vërtetë do funksionojë ky proces.
Mesa ne kemi pasur kontakt institucionalisht me KQZ, na është sqaruar që do kemi një proces ku qytetarët nga jashtë vendit do të mund të regjistrohen në votime nëpërmjet websajtit të KQZ.
Aty do të fusin të dhënat e tyre personale të cilat kontrollohen automatikisht nga një sistem i përgatitur për këtë punë dhe do ti mundësojë KQZ që ta heqi emrin e votuesit që ndodhet në listat zgjedhore brenda vendit dhe ta zhvendosi atë në një listë të posacme zgjedhore për votuesit jashtë vendit.
Nëpërmjet këtij procesi qytetari e njofton KQZ që unë tani nuk do të votoj më siç e kam emrin në listën e Durrësit prsh por gjenden në adresën X në Milano dhe kërkoj fletën e votimit të ma dërgoni këtu.
