FOTO+VIDEO/ Tensione te bashkia e Tiranës, Policia nuk bllokon rrugën, Teliti: Skenar i Veliajt për konfliktim fizik! Makina e parë që ka ndaluar të tjerat është e Bashkisë
Opozita ka thirrur këtë të premte protestën e radhës ku kërkohet largimi i Erion Veliajt nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës.
Ndërsa protestuesit kanë nisur grumbullimin e tyre te sheshi para godinës së Bashkisë vërehet se policia si asnjëherë më parë nuk e ka bllokuar rrugën që përshkon bulevardin.
Rruga duhet të ishte bllokuar për qarkullimin e automjeteve në orën 11:00, por policia ashtu si në protestën e fundit nuk e ka bllokuar atë, duke inicuar kështu edhe mundësinë e tensioneve mes protestuesve dhe banorëve që përdorin rrugën.
Në pamjet e siguruara nga “Ora News” vërehen dhe drejtuesit e automjeteve të ndaluara tashmë që debatojnë me përfaqësues të opozitës.
Ndërkaq, nënëkryetari demokrat i Këshillit bashkiak të Tiranës Dorian Teliti theksoi se ky është një skenar i Erion Veliajt për të nxitur konflikt fizik mes qytetarëve në protestë dhe atyre në makina.

"Kjo sepse makina e parë në rreshtin që ka ndaluar të tjerat është e Bashkisë së këtij që e ka lidhur derën me zinxhirë dhe që ka frikë nga qytetarët", tha Teliti
NDIQNI LIVE PROTESTEN TE BASHKIA E TIRANES


