“Nuk flas kurrë pa dosje”, Berisha: Kam përgjimet! SPAK nuk më përgënjeshtron dot
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se të gjitha përgjimet e publikuara prej tij ku përmenden eksponentë të rëndësishëm të PS janë të bazuara në fakte dhe dosje konkrete. Berisha në emisionin "Now" në Euronews Albania duke iu referua përgjimeve të publikuara prej tij për Taulant Ballën janë të gjitha të provuara dhe SPAK nuk mund ta përgënjeshtrojë.
Berisha shtoi se shembull tjetër është ajo e Toyota Yaris. Sipas tij Toyota Yaris është implikuar në të gjitha etapat e atij krimi. Berisha tha se SPAK nuk e përgënjeshtron dot sepse ka nxjerrë dokumente. Ai shtoi se mund të bëjë një gjë ndonjëherë për të mbrojtur dëshmitarët i spostoj pak këtej pak andej dhe u fakton shqiptarëve se ata janë një organizatë e mirëfilltë kriminale.
“Unë jam njëri i ligjit dhe pas gjithë këtyre proceseve nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme. Kur unë gjej dosjen që më vjen nga SPAK apo burime të tjera kur thuhet Tao mori porosi të shkojë e të lirojë 2 vrasësit që i vunë Lulzim Kullës tritolin në shalën e biçikletës, akt i mirëfilltë terrorist…a mund të them gjë tjetër veç organizatë kriminale.
Shembull tjetër Toyota Yaris është implikuar në të gjitha etapat e atij krimi, e kanë dosjen aty… SPAK nuk më përgënjeshtron dot si i nxjerr dokumente, nuk mundet kurrë unë… mund të bëjë një gjë ndonjëherë për të mbrojtur dëshmitarët i spostoj pak këtej pak andej. Një nga një do ju faktoj shqiptarëve se ata janë një organizatë e mirëfilltë kriminale”, tha Berisha.
