Muzhaqi: Mbi 12 mijë të rinj përqafuan programin e sportit në shkolla

Ministrja e Shtetit për të Rinjtë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi deklaroi sot se programi për masivizimin e sportit në sistemin e arsimit ishte i suksesshëm.

Në mbrëmjen ceremoniale për sportistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare për vitin 2024, Muzhaqi theksoi se mbi 12 mijë nxënës u bënë pjesë e këtij programi.

“Masivizimi i sportit në shkolla ka një ndikim shumë të madh pozitiv. Kjo tregohet edhe nga fakti që shumë të rinj e kanë përqafuar këtë program”, tha Muzhaqi.

Ministrja vuri në dukje se falë këtij programi u ndërtuan tre breza të rinjsh që sportin do ta marrin gjithmonë me vete.

“Në çdo shkollë që shkoj të rinjtë kërkojnë të bëhen pjesë në programin e ekipeve sportive. Ky është treguesi më i mirë që masivizimi i sportit ka qenë projekt i suksesshëm. Të rinjtë dhe prindërit e tyre kërkojnë që ky program të jetë edhe në shkollat e tyre. Ia kemi dalë të ndërtojmë tre breza të rinjsh që sportin do ta marrin gjithmonë me vete”, tha ajo