Protesta te bashkia e Tiranës, Liçaj: Do na ikë hajduti dhe do marrë me vete edhe paratë tona...

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë mbajtur protestën e radhës para bashkisë së Tiranës.

Folësit e shumtë kanë kërkuar arrestimin e Erion Veliajt.

Neritan Liçaj: Do na ikë hajduti dhe do marrë me vete edhe parat tona.

O polici merruni me hajdutin, ç’punë keni me popullin.

Ne dalim këtu ballazi.

Nuk vrasim, nuk vjedhim si këta partia e Serbisë.

Merruni me hajdutin se ai do ikë e do marrë edhe lekët tuaja ai.

Për çfarë e bëni këtë mosbllokimin  rrugës.

Për të krijuar çarje shoqërore në mes nesh dhe atyre. Kë po përçani, popullin tuaj, jeni aty me flamurin shqiptar jo me flamurin e rilindjes.

Ju duhet ti shërbeni popullit jo ta përçani. Është shumë e ndyrë.

Tani për të folur për vjedhjet.

I dimë të gjitha. Dhe po të mos ishte opozita këta do të vazhdonin të vidhnin.