Akuzat e Berishës për Majkon, SPAK sqaron mediat: Nuk ka asnjë kallëzim apo procedim penal ndaj deputetit të PS-së

Prokuroria e Posaçme ka dalë me një reagim zyrtar për mediat lidhur me akuzat e kryedemokratit Sali Berisha ndaj deputetit socialist Pandeli Majko si i përfshirë në krime zgjedhore.

“Pas verifikimeve të kryera në Regjistrin e Kallëzimeve Penale dhe Regjistrin e Protokollit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të shtetasit Pandeli Majko”, thuhet në reagimin e SPAK-ut për News24.