VIDEO/ Rrezarta Hoxha: Dalldisem fare kur kaloj në këtë rrymë muzikore

Këngëtarja Rrezarta Hoxha e ftuara speciale në këtë mbrëmje të veçantë të ndërrimit të viteve në “Ora News” zbuloi tërheqjen e saj nga muzika rrok.

E nxitur nga performanca e Niki Zaimit të studio, Rrezarta theksoi se: “Nëse ka një rrymë muzikore që më pëlqen shumë, është pikërisht ajo.

Dhe kur këndoj live në vente, tentoj të dal nga ajo rrymë dhe iu them çunave se kur shkoj këtu, unë dalldisem fare”.

NDIQNI MË POSHTË SPEKTAKLIN E FUNDVITIT NË “ORA NEWS”