VIDEO/ “KEMI DASËM!” - Moderatorja i jep zë ëndrrës së saj: Shumë shpejt do të jetë!

Argëtimi dhe mesazhet e bukura janë kryefjalë e spektaklit të fundvitit në “Ora News”.

Gazetarja dhe moderatorja Sonila Musai ndau me publikun projektin më të madh të saj në rrafshin personal.

Duke iu përgjigjur interesimit të Klodit Karajt se pse vendosi të ulej pranë grupit polifonik të Rrajcës, arsyeja ishte e thjeshtë, i donte ata të luanin në dasmën e saj.

“Po po, kërceva aty pas kuintave dhe tani u ula pranë profesionistëve për t’i marrë pak me të mirë, që në dasmën time të jenë ata prezentë. Po, po në dasmën time! Pritet që së shpejti do kemi një dasëm. Kemi dasëm këtë vit! Shumë shpejt do jetë”, zbuloi gazetarja Sonila Musai.

NDIQNI MË POSHTË SPEKTAKLIN E FUNDVITIT NË “ORA NEWS”