VIDEO/ Ku je “zhdukur” këtë kohë? Këngëtari Shkëlqim Kola sqaron: Familja vjen e para

Dhe ashtu siç e do tradita, në spektaklin e ndërrimit të viteve në “Ora News” nuk mund të mungonin personazhet e njohur të botës së muzikës.

Shkëlqim Kola është njëri prej tyre, por që prej kohësh larg publikut. Dhe arsyet e kësaj shkëputjeje Shkëlqimi do “t’i sqaronte” pikërisht në mbrëmjen e ndërrimit të viteve në “Ora News”

“Me të vërtetë që publiku më mungon shumë, por kohët e fundit kam qenë shumë i zënë me familjen dhe si të thuash kam pasur pak distancë sa i përket klipeve, por me punën Live, kam qenë pranë publikut”, u shpreh Shkëlqim Kola.

NDIQNI MË POSHTË SPEKTAKLIN E FUNDVITIT NË “ORA NEWS”