VIDEO/ “Ora News” në ekran edhe në ndërrimin e viteve, moderatorja e nis me një piruetë, ja arsyeja
“Ora News” i bashkohet urimeve të të gjithë shqiptarëve për shëndet, mbarësi dhe me sa më pak ngarkesa.
Dhe ashtu siç e do tradita spektakli i ndërrimit të viteve në “Ora News”, edhe këtë vit u moderua nga dy gazetarët dhe moderatorët, Klodi Karaj drejtuesi i emisionit të mëngjesit “Ora Juaj”, dhe Sonila Musai e emisionit “Epiqendër”.
Ishte pikërisht kjo e fundit që e çeli këtë spektakël me një frymë pozitiviteti duke lënë të kuptohet se kujdesi për shëndetin është mbi gjithçka.
“E kemi nisur më mirë se vjet, sepse gjithmonë është koha për përmirësim”, tha Sonila, e cila iu përgjigj ftesës së Klodit për një piruetë, si dëshmi e kujdesit të saj për veten për të qenë gjithmonë në formë të mirë
NDIQNI MË POSHTË SPEKTAKLIN E FUNDVITIT NË “ORA NEWS”

