VIDEO/ Alket Zaimi rrëfen "dramën" e 2024-ës: Në 7 ditë m’u prishën 3 makina dhe më mori flakë motorri

E ndërsa biseda me këngëtarët vijonte pa filtra një temë e diskutimit mes të ftuarve specialë në mbrëmjen e ndërrimit të viteve në “Ora News” ishte dhe ajo e besëtytnive.

E ndërsa po flitej për hudhrat me vete për të hequr “syrin e keq” këngëtari Alket Zaimi rrëfen një ngjarje interesante qeë kishte përjetuar në 2024-ën.

“Këtë vit më ndodhi një goditje shumë e fortë brenda një jave. Në 7 ditë më janë prishur të treja makinat dhe më ka marrë flakë dhe motorri.

Përplaset Niki me makinë në autostradë, të nesërmen në ecje me grupin e kotorrave më mori flakë motorri, dy ditë më pas më prishet makina e vogël, dhe në mëngjesin e të nesërmes, makina e Nikit djeg motorrin e saj.

Hapa krahun dhe rroija e shihja dhe siç i themi nga veriu në jug, i marrçin hekurat”, tha Alketi.

NDIQNI MË POSHTË SPEKTAKLIN E FUNDVITIT NË “ORA NEWS”