VIDEO/ “Hajde bab, mos na turpëro” - Alket Zaimi rrëfen marrëdhënien speciale me të birin, Nikin
Këngëtarët Alket Zaimi dhe Niki Zaimi babë e bir, pushtuan ekranin e “Ora News” me performancën e tyre, kësaj radhe jo përmes këngës, por përmes rrëfimit, ku protagonist ishte më i madhi i Zaimëve.
Alketi rrëfeu marrëdhënien e tij me të birin, ku me shaka foli mbi ftesat në koncerte dhe aktivitete ku ata shkojnë së bashku.
“Dikur thonin që Niki është djali i Ketit, tani jam unë që them që unë jam babai i Nikit, dhe këtë e bëj me gjithë qejf, pasi tregon dhe se sa ka ecur.
Tashmë jam unë që ndodh se kur i shkruaj mesazh në telefon, e përsëris: “Të lutem babë, hajde, mos na turpëro me njerëzit”. Dhe kjo sepse kemi shumë aktivitet në përditshmërinë tonë artistike”, rrëfeu këngëtari Alket Zaimi.
NDIQNI MË POSHTË SPEKTAKLIN E FUNDVITIT NË “ORA NEWS”

