VIDEO/ Moderatorja zbulon live nuskën me hudhër: Mami më thotë se jam bërë e bukur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2025, 09:24
E ndërsa biseda me këngëtarët vijonte pa filtra një temë e diskutimit mes të ftuarve specialë në mbrëmjen e ndërrimit të viteve në “Ora News” ishte dhe ajo e besëtytnive.
E ndërsa po flitej për hudhrat me vete për të hequr “syrin e keq”, moderatorja Sonila Musai e pyetur nga këngëtarja Rrezarta Hoxha zbuloi para ekranit se ajo e kishte një të tillë me vete.
“Ngaqë mami më thotë se jam bërë kaq e bukur, e mbaj me vete gjithmonë. Ja ku është hudhra”, tha moderatorja duke shkaktuar atmosferë në studio.
NDIQNI MË POSHTË SPEKTAKLIN E FUNDVITIT NË “ORA NEWS”

