VIDEO/ Vallja e Rrajcës në “Ora News”, muzikantët i thonë “PO” propozimit: Ja pse trashëgimia vijon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2025, 09:08
Rrajca është një nga fshatrat që e ruan ende historinë dhe traditat kulturore.
Grupi artistik i fshatit ka dhënë një shfaqje speciale për spektaklin e fundvitit në “Ora News”.
Edhe sot, vallet e Rrajcës interpretohen nga valltarët e Ansamblit Shtetëror të Valleve sidomos vallja e Shpatave dhe ajo Dyshe.
Në repertorin e vet artistik, Ansambli i Këngëve dhe Valleve të Rrajcës ka mbi 20 valle ku 9 prej tyre të shoqëruara me mbi 20 këngë popullore dhe 5 lloje kostume kombëtare të zonës.
Koreografi Valter Hana, Ardit Facja në emër të Bashkisë së Përrenjasi, dhe muzikantët Olti Laçka dhe Elton Turtulli shpjeguan famën por dhe domethënien e vetë Valles së Rrajcës.
NDIQNI MË POSHTË SPEKTAKLIN E FUNDVITIT NË “ORA NEWS”

