FOTO/ “Vajza më e lumtur”, pas propozimit romantik, Kida na prezanton të fejuarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2025, 11:02
Në këtë prag fundviti, Kida na zbuloi se ditëlindja e saj erdhi me një propozim për martesë. Këngëtarja tashmë e ka marrë unazën e saj dhe duket se 2025 do të sjellë surpriza të tjera.
Por përpara se ky vit të mbyllet, pikërisht në ditën e fundit të tij, ajo na ka prezantuar edhe të fejuarin. Ajo e ka etiketuar në postim prej të cilit mësojmë se quhet Ajbi.
Kida ka ndarë disa foto në rrjetet sociale nga ditëlindja ku shkruan:
“E mbyll vitin si vajza më e lumtur. 2025 do të sjellë shumë surpriza në albumin tim të ri. Ju dua të gjithëve, gjithnjë juaja, Kida”.
Pra paskemi edhe një surprizë vitin që vjen!
View this post on Instagram

