VIDEO/ “Alketi me popullore, ti rroker” Niki: Është babai që me tipin e tij ma ka injektuar rrokun

E ndërsa biseda me këngëtarët vijonte pa filtra një temë e diskutimit mes të ftuarve specialë në mbrëmjen e ndërrimit të viteve në “Ora News”, këngëtari Niki Zaimi foli për pasionin e tij, rrokun.

Ai tha natyrisht rol në këtë orientim të tij muzikor ka pa dyshim babai, Alketi Zaimi.

“Pavarësisht dasmave, me këtë tip që ka, që nga flokët e tek pasioni i tij për kotorrat, normal që do isha rroker. Pra, nuk është se jam impenjuar shumë për të gjetur drejtimin, pasi e kisha nga babai”, rrëfeu mes buzëqeshjesh Niki.

NDIQNI MË POSHTË SPEKTAKLIN E FUNDVITIT NË “ORA NEWS”