Theo nuk po e bind Fonsecan, për herë të tretë radhazi në stol

Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, vendos përsëri të lërë Theo Hernandez-in në stol për sfidën kundër Romës: në vend të tij janë gati Terracciano ose Bartesaghi.

Pas ndeshjeve kundër Genoa-s dhe Verona-s, për befasinë e të gjithëve, edhe për atë kundër Romës, shumë e rëndësishme nga pikëpamja e renditjes dhe pozicionit të lëkundur të trajnerit Fonseca, duket se Theo Hernandez nuk do të jetë pjesë e formacionit titullar për herë të tretë radhazi.

Duke përjashtuar një kthim të vendimit në momentin e fundit, zërat sugjerojnë se Theo do të mbetet sërish në stol, pasi nuk ka arritur ende ta bindë Fonseca-n për ta aktivizuar nga fillimi.

Sigurisht, ai luajti kundër Verona-s, por vetëm pasi hyri si zëvendësues gjatë pjesës së parë në vend të Leao-s, i cili u dëmtua.

Kështu, sfida kundër Romës do të jetë e treta radhazi ku ai nuk është pjesë e formacionit bazë.