‘Globe Soccer Awards 2024’, Çmimin e Karrierës e fiton legjenda e Juves

Alessandro Del Piero fitoi çmimin e karrierës në Globe Soccer Awards 2024. Më poshtë deklarata zyrtare:

"Çmim për karrierën, për Alessandro Del Pieron nga Juventusi.

Një sportist i jashtëzakonshëm, fitues i Kupës së Botës dhe titujve kombëtarë e europianë, një model etike brenda dhe jashtë fushe, një legjendë e vërtetë për faktin se ka mbajtur për gati 20 vite fanellën e së njëjtës skuadër në një nga kampionatet më të vështira në botë."

Del Piero përfaqëson më të mirën e Juventusit dhe ka luajtur në 4 stadiume të ndryshme në Torino gjatë një karriere gjithmonë në nivelet më të larta: nga ‘Delle Alpi’, te ‘Comunale Vecchio’, te ‘Olimpico’ dhe së fundmi te ‘Juventus Stadium’.

Ai pranoi të qëndronte me klubin edhe kur ekipi ra në një kategori më të ulët.

Në historinë e gjatë të Juventusit, Del Piero qëndron në të njëjtin nivel me futbollistë të jashtëzakonshëm si Platini, Paolo Rossi, Sivori dhe Boniperti.

Presidenti më i famshëm i klubit, i paharrueshmi Gianni Agnelli, e quante ‘Pinturicchio’, duke vlerësuar gjenialitetin dhe elegancën e tij në fushë.