Tjetër çmim për Cristiano Ronaldon, shpallet lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2024, 18:36
Cristiano Ronaldo sapo është shpallur lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme gjatë ceremonisë së ‘Globe Soccer Aëards’.
Ky çmim vlerëson ndikimin e jashtëzakonshëm të futbollistit portugez në skenën e futbollit të rajonit që nga momenti kur ai iu bashkua Al-Nassr në vitin 2023.
Gjatë ndarjes së çmimeve në Dubai, janë vënë në pah performancat e CR7, i cili, në moshën 39-vjeçare, vazhdon të shkëlqejë në Lindjen e Mesme.
Ndikimi i tij tashmë shtrihet përtej kufijve të futbollit, duke forcuar legjendën e tij dhe duke tërhequr vëmendjen ndaj Saudi Pro League.
Absolutely delighted to have Cristiano Ronaldo with us! ❤️ pic.twitter.com/C1IVjMMtap
— Globe Soccer Awards (@Globe_Soccer) December 27, 2024
