E zbulon Matthaus: Një ose dy mes Coman, Gnabry dhe Sané do të largohen nga Bayern Munich
Nuk duhet një makinë kohe, përveç për ata më të rinj, për të kujtuar vitet e arta të Bayern Munich me dy nga krahët më të mirë në botë: në të djathtë Arjen Robben dhe në të majtë Franck Ribery.
Kur dyshja në fjalë la klubin gjerman në vitin 2019, pasuesit e tyre të mundshëm, Kingsley Coman dhe Serge Gnabry, ishin tashmë në skuadër. Kur edhe Leroy Sané u ble nga Manchester City për 50 milionë euro më 2020, drejtuesit e Bayernit menduan se ishin të mbuluar në pozicionet e krahëve të sulmit për dekadën e ardhshme.
Megjithatë, disa pjesë të këtij mozaiku duket se do të ndryshojnë në verën e vitit 2025. Në lidhje me këtë çështje, analisti i “Sky Sports DE”, Lothar Matthaus, deklaroi: "Patjetër që do të ketë ndryshime në pozicionin e krahëve. Ka tre kandidatë jo të qëndrueshëm: Coman, Gnabry dhe Sané. Nuk besoj që të tre do të jenë ende te Bayerni sezonin e ardhshëm, megjithëse nuk do të përmend emra tani".
Ai shtoi: "Të paktën njëri do të largohet, ndoshta edhe dy, sepse po shqyrtohen emra të rinj për këto pozicione në Mynih".
Aktualisht, kandidati kryesor për t’u larguar është Leroy Sané. Megjithatë, Matthaus e mbrojti: "Ende i pëlqej aftësitë e tij. Kur të jetë në formë, do të arrijë ritmin e duhur. Me siguri do ta fitojë besimin përmes stërvitjes dhe ndeshjeve. Sidoqoftë, tani për tani është ende shumë larg këtij niveli".

