Vokshi në SHBA, takohet me dy kongresmenë amerikanë: Diskutuam për situatën parazgjedhore në Shqipëri
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ndodhet në SHBA ku ka zhvilluar një takim pune me kongresmenët Pete Sessions dhe Keith Self.
Postimi i Vokshit:
Washington DC USA:
Dita e parë filloi me një mëngjes pune në Capitol Hill me Kongresmenin Pete Sessions dhe Kongresmenin Keith Self.
Së bashku me kolegun Fatmir Mediu, z. Zotaj dhe z. Muzhaqi diskutuam për situatën parazgjedhore në Shqipëri, influencën e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përdorimit nga qeveria për qëllime të pushtetit.
U diskutua për situatën në rajon, sulmin terrorist të ditëve të fundit në Veriun e Kosovls me qëllim destabilitetin për interesa të Sërbisë dhe aletaëve të saj si dhe nevojën për një bashkëpunim politik dhe ushtarak të vëndeve të NATOs në ballkan në partneritet me SHBA, duke përfshirë dhe Kosovën për të frenuar qëllimet e Serbisë, Rusisë dhe Kinës.
Në aktivitetin në Florida International Unicersity (FIU), organizuar nga FIU dhe Fondacioni Suedez Jarl Hjalmarson, pata rastin të takoja Yulia Navalnaya, tashmë simbol i rezistencës dhe vendosmërisë për të vazhduar veprimtarinë e bashkeshortit të saj Alexei Navalny.
