Nën akuzë për pasurinë, Dogjani në “Ora News” sqaron hetimin: Nëse je hajdut nuk shkon në SPAK, ka një orientim politik ndaj meje
SPAK ka dorëzuar në GJKKO dosjen ndaj deputetit demokrat Asllan Dogjani i akuzuar për mos deklarim dhe fshehje të pasurisë. Tashmë do të jetë gjyqtarja e përcaktuar me short që do të vendosë mbi procedurat.
I ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”, vetë ligjvënsi demokrat sqaroi jo vetëm hetimet, por edhe arsyet që fshihen pas tyre.
Asllani pretendon se gjithçka bëhet pas denoncimeve të tija të shumta publike ndaj mazhorancës dhe sistemit të drejtësisë sot në Shqipëri.
“Në SPAK ata që janë hajdutë nuk shkojnë. Pra duhet të jesh hajdut që të mos shkosh te SPAK-u. Kjo tregon që nuk jam hajdut, prandaj më çojnë tek SPAK-u.
Por këtu është e qartë që ka një orientim ndaj meje nga qeveria, me synim për të na bërë pis edhe ne që nuk jemi bërë pis asnjëherë.
Ka vendim politik, sepse kam guxuar të reagoj për interesin publik dhe një pronë publike.
Përpara pallatit tonë, ish-ndërtuesi në vitin 2006 nëpërmjet një të moshuari e ka paraqitur sikur jeton atje dhe e ka paraqitur se mban veglat atje dhe e ka legalizuar në 2020-ën dhe më pas ia ka kaluar djalit të tij. Pra, pronën publike, ish-kopështi publik me 250 metra katror tokë, dhe jo vetëm kaq por na ka zënë dhe derën e pallatit”, u shpreh Dogjani.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”
HETIMI I ASLLAN DOGJANIT
SPAK ka paraqitur në GJKKO dosjen ndaj deputetit demokrat Asllan Dogjani. Hetimi ndaj tij u zhvillua për fshehje dhe mos deklarim të pasurisë, për të cilën u paraqit disa herë në prokurorinë e posaçme.
Për këtë parlamentari i Partisë Demokratike ka bërë të ditur se bëhet fjalë për apartamentin në tiranë, të cilin e ka blerë përpara se ti lindte detyrimi ligjor për deklarim
Madje ai ka shtuar se ka dhënë gjithë sqarimet në spak sa I përket burimeve financiare dhe momentin se kur kishte detyrimin për ta deklaruar
Por në deklaratën për mediet SPAK thotë se apartamenti 128.4 m2, me vlerë prej 121.980 euro është paguar me para në dorë
Dogjani në daljet për mediet ka shtuar se kallëzimi ndaj tij është bërë prej ndërtuesit të pallatin, të cilin shton se e ka denoncuar në parlament dhe në prokurori. Sipas tij, ndërtuesi ka legalizuar kopshtin që është para objektit shumë katësh, por dhe një pjesë së oborrit të ndërtesës duke thënë se e ka kthyer në parkim.
Gjithçka, ka shtuar ai, ka qenë në bashkëpunim me pushtetarët, duke ngritur shqetësimin se organi i akuzës nuk ka reaguar, edhe pse kadastra, sipas tij, ka anuluar procedurën
Megjithatë pas hedhjes së shortit në GJKKO, do të jetë gjykatësja Rudina Palloj që do të vendosë se si do të veprojnë procedurat, ku përfshihet si nisja e një procesi gjyqësor, pushimi i hetimeve apo dhe kërkesa për plotësim të mëtejshëm të dosjes.



