VIDEO-DENONCIMI/ Kazanët plot, Balliu: Tirana pushtohet nga plehrat, sepse paratë e qytetarëve shkojnë në xhepin e kryehajdutit Erion Veliaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2024, 20:46
Koordinatori Rajonal i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu denoncoi këtë të martë situatën e rëndë të ndotjes së kryeqytetit teksa publikoi në rrjetet sociale pamje nga kazanët e tejmbushur të plehrave.
Balliu shprehet se Tirana pushtohet nga plehrat, sepse paratë e qytetarëve shkojnë në xhepin e Erion Veliajt.
Balliu në video-mesazhin e tij i drejtohet edhe qytetarëve të Tiranës t’i bashkohen nesër opozitës në protestën e radhës tek Bashkia e Tiranës për të kërkuar largimin e kryehajdutit të Tiranës.
“Tirana pushtohet nga plehrat, sepse paratë e qytetarëve shkojnë në xhepin e Erion Veliajt. Nesër në ora 11:00 të bashkohemi në protestë kundër kryehajdutit Erion Veliaj”, thekson Klevis Balliu në video-mesazhin e tij.

