"Çështja nuk është dërguar për gjykim. E turpshme!", Meksi: SPAK-u nxjerr 'padashje' çështjet e atyre që duan të flliqin publikisht
Teksa mazhoranca miratoi sot buxhetin për vitin e ardhshëm duke refuzuar të gjitha amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike, drejtësia ndërkombëtare vazhdon punën për zhbërjen e hartës kriminale.
Pas “Sky ECC” edhe “EnchroChat” është zbërthyer edhe aplikacioni "Matrix", i përdorur për komunikim nga krimi i organizuar.
Europoli ka njoftuar se falë një operacioni ndërkombëtar, të udhëhequr nga Franca, Hollanda, Gjermania, Italia, Spanja dhe Lituania, autoritetet kanë zbërthyer mbi 2.3 milion mesazhe në plot 33 gjuhë të ndryshme, edhe në shqip.
Sipas dëshmive të të pandehurit të drejtësisë, Nuredin umani, pikërisht aplikacioni "Matrix" është përdorur edhe nga bandat e Elbasanit.
Para hetuesve, kujtojmë se Dumani ka dëshmuar se në "Matrix", ka komunikuar me Suel Çelën, për eleminimin e pronarit të shkollës "Willson" në Tiranë, për 150 mijë euro. Natyrisht ky nuk është komunikimi i vetëm.
Bashkëpunimi i autoeriteteve shqiptare me ato partnere, pritet të zbardhë edhe skema të tjera kriminale.
Për të folur për këtë temë, i ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte avokati Redon Meksi.
"Që një përgjim të ketë vlerë në gjykatë, duket të ballafaqohet me një provë tjetër nga pas, pra me një ngjarje që ka ndodhur. Rasti i "EnchroChat" në këtë çast është sikur ne kemi hyrë në një server që ka e-maile. Këto janë të dhëna që po merren dhe po transkriptohen. Pra, kemi kaq e-maile kaq mesazhe. Këtu nuk kemi paligjshmëri sepse nuk kam përgjuar. Për këtë çështje ka debat në gjithë botën juridike.
Të dhënat që kanë dalur deri më sot, dalin nga Prokuroria drejtpërdrejtë dhe dalin me pikatore. Nxirren ato që duan të diskriminojnë. Në rastin konkret, gazetari thotë që nuk i nxjerr dot se prish hetimin. Jemi në fazat pa u dërguar çështja në gjykim. Vetë SPAK-u, çështje të caktuara të 'x' personave, i dalin padashje gjithmonë dhe dalin fiks mesazhet që duan të flliqin dhe të hedhin baltë publikisht. Kjo më ngjan me dashje", u shpreh Meksi.
