''Ministria e Shëndetësisë e kishte me zell kundërshtimin e minimumit jetik'', Bardhi-Koçiut: Keni firmosur tkurrjen e listës së barnave të rimbursueshme

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi u përfshi në një debat me ministren e shëndetësisë, Albana Koçiu në Kuvend.

Bardhi-Koçiut: Ministrja e Shëndetësisë e kishte me zell kundërshtimin e minimumit jetik.

Shqiptarët nuk kërkojnë lemosh Znj.Ministre por kerkojne te mbani ato qe ju i keni premtuar.

Keni ngel peng i krahasimit me para 2013.

Por une po jo krahasoj çmimet. I thoni pensionistëve nuk ka nevojë as për minimum jetik e as per rritje pensionesh.

Por keni harruar se keni dyfishuar cmimin e energjise elektrike, keni rritur me të paktën dyfish çmimet e ushqimeve.

Ju zonja ministre keni firmos tkurrjen e listës së barnave të rimbursueshme.

E keni bërë këtë me urdhër të Edi Ramës, për të favorizuar një aleat politik të tij.

Folet per pensionistet 6 muaj para zgjedhjeve. Na thoni sa eshte fondi per shperblimin e pensionisteve per vitin 2025? Eshte zero!! Sepse filozofia juaj eshte mashtrimi. Ju nuk pyesni per ta.

Edhe kete fond te ketij viti e keni per mashtrim e keni per vota. Sa ta kryeni kete parat i coni tek xhepi juaj. Ju anetare te qeverise mafgon te ju shikojm se si jeni transformuar dhe kjo kuptohet se nuk jeni per qytetaret por per interesin tuaj per vjedhejn tuaj.

Parat i coni per PPP per tendera, i mdryshoni fondet cdo tre muaj. Pasi te vidhni thoni hajt te shikojme cfare ka mbetur dhe ndoshta midn ti japim ndonje gje penisonisteve.

Ne 12 vite duke marr parasyshe inflasionin i cili eshte 36% del qarte se ju nuk i keni rritur pensionet por i keni ulur me te pakten 8%.