Berisha rikthehet, Kikia: Vazhdon të jetë akoma me të njëjtën qasje për qeverinë. Mungon oferta e opozitës, duhet të kuptojë që SPAK-u nuk është problemi më i madh i vendit sot

Për analistin Mentor Kikia lirimi i kryedemokratit Sali Berisha, nuk është se ka ndikuar në kursin dhe qasjen e tij ndaj mazhorancës dhe qeverisë.

Në një intervistë për “Ora News” Kikia theksoi se akuzat janë të njëjtat si ndaj Qeverisë dhe SPAK-ut në veçanti.

“Natyrisht që akuzat ndaj qeverisë janë pjesë e domosdoshme në të bërin opozitë dhe politikë.

Por mendoj e opozitës nuk është thjesht të denoncojë korrupsionin deri në nivele të larta, por përtej tyre, opozita duhet të kujdeset për të ofruar alternativën e saj se pse duhet të jetë ajo në krye të qeverisë.

Dhe në këtë kuadër, PD-së do t’i duhej të ecte në dy fronte, si në akuza ashtu edhe në oferta.

Pasi nëse u thua qytetarëve që kjo qeveri është e korruptuar, pyetja që lind vetvetiu është se çfarë do të bëjë ajo për ta luftuar këtë korrupsion që është në nivele galopante, por duhet oferta e sah që nuk duket ende.

Opozita duhet të kuptojë që SPAK-u nuk është problemi më i madh që ka vendi sot”, u shpreh ndër të tjera në analizën e tij gazetari Mentor Kikia.

NDIQNI ANALIZËN E PLOTË TË GAZETARIT MENTOR KIKIA NË “ORA NEWS”