Nesër votohet buxheti/ Teliti: Rritja ekonomike në 2025 do jetë e njëjta si në vitin aktual

Nënkryetari i Këshillit bashkiak Tiranë për PD, Dorian Teliti në një intervistë në Ora News u shpreh se gjysma e shqiptarëve sot jetojnë në varfëri.

Teliti: Qeveria për vitin 2024 me këtë buxhetin aktual që ka parashikon rritje ekonomike 3.9%.

Për vitin 2025 me këtë buxhetin më të madhin e historikut sa e parashikon rritjen ekonomike po 3.9%.

Pra qeveria më thotë mua unë do të të marr ty më shumë para nga xhepat tuaja me anë të taksimit të përgjithshëm dhe do ju marr 8.2 miliardë do ju kushtojnë operacionet e mia qeveritare për t’ju siguruar të njëjtën shpejtësi rritje prej 3.9% si vitin e kaluar.

Që këtu të bien poshtë të gjitha këto rritjet ekonomike.

Rritja ekonomike është po e njëjta do jetë po e njëjta rritje ekonomike si në vitin aktual 2024 që e ka buxhetin më të ulët.

 Sfida numër një që ne kemi sot është varfëria.

Gjysma e shqiptarëve sot jetojnë në varfëri.