Moti i keq përfshin edhe Fierin, disa fshatra pa energji elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2024, 19:13
Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë edhe qytetin e Fierit pasditen e kësaj të premteje. Gjithashtu deri tani nuk raportohen dëme në toka bujqësore apo sera, ndërsa situata vijon të mbetet në monitorim të vazhdueshëm.
Por si pasojë e erës së fortë ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa zona, si Topojë, Frakull dhe Mbrostar, ndërsa po punohet për rikthimin e saj. Po ashtu nuk raportohet për rrugë të bllokuara, apo bllokim të shimbledhësve.