Moti i keq në vend/ Policia apel shoferëve: Respektoni sinjalistikën rrugore
Moti i keq ka prekur vendin, reshje të shiut dhe uljet temperaturash kanë përfshirë territorin.
Ndërkohë nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, policia rrugore apel për kujdes te drejtuesin e shoferëve, pasi në disa akse ka prezencë të ujit.
Njoftimi:
Policia e Shtetit
Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, Policia Rrugore apelon për:
???? Kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës:
???? Moderoni shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit;
???? Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore;
???? Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit;
???? Mos kryeni parakalime të gabuara.
???? Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.
⚠️ Këmbësorët: Të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin.
???? Policia Rrugore është në detyrë për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.
✅ Kontributi i të gjithëve është thelbësor për të shmangur aksidentet dhe për të eliminuar vonesat në trafik.
???? Për çdo problematikë që lidhet me punën e Policisë, telefononi në numrin pa pagesë 112.