EMRAT/ Detaje nga vra*ja e 43-vjeçarit me armë në Tropojë, viktima dhe autori kishin lidhje shoqërore me njëri-tjetrin
Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi Flordian Mulaj rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasin Artur Dauti, rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Autori me viktimën s'kanë pasur probleme te mëparshme (akoma nuk dihet arsyeja).
Viktima Artur Dauti dhe autori i krimit Flodian Mula kanë pasur lidhje shoqërore me njëri-tjetrin.
Ngjarja deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, pasi dy personat ndodheshin në lokal.
Vrasja ka ndodhur me pistoletë dhe tashmë policia po kryen kontrolle me qëllim kapjen e autorit të krimit.
“Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje“, njofton policia.
