Moti i keq në Shqipëri/ Tjetër aksident rrugor, dyshohet për tre persona të lënduar në Belsh

Moti i keq në Shqipëri me reshje të dendura shiu duket se është bërë shkak për aksidente rrugore në vendin tonë.

Pas aksidentit në Bulqizë, një tjetër aksident rrugor është regjistrua sot në Belsh,

Burime bëjnë me dije se dyshohet për tre të lënduar.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor "Belsh-Kuçovë", automjeti me drejtues shtetasin H. Xh., 21 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi H. Xh., dhe 1 pasagjere që udhëtonte me të, cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.