FOTO/ Moti i keq në vend, era e fortë dëmton çatinë e Pallatit të Kulturës në Bulqizë

Në Bulqizë raportohet se era e fortë ka dëmtuar shumë çati të shtëpive. Veç kësaj raportohet gjithashtu se është shkatërruar një pjesë e çatisë së Pallatit të Kulturës së këtij qyteti.

Moti i keq i shoqëruar nga reshje shiu dhe nga era e fortë ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit ku nuk kanë munguar raportimet për dëme në infrastrukturën rrugore dhe atë energjitike.