TIRANA GRI/ Ja çfarë po ndodh me trafikun në rrugët e kryeqytetit, policia apel për kujdes
Disa akse rrugore janë bllokuar për shkak të motit të keq që ka përfshirë të gjithë vendin.
Ministria e Mbrojtjes deklaroi se reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar bllokim të disa akseve rrugore, veçanërisht në qarkun e Shkodrës.
Si pasojë e motit të keq, disa zona janë pa energji për shkak të defekteve në rrjet.
“Situata si pasojë e motit në vend Reshjet e shiut, që në disa zona të vendit kanë qenë me intensitet të lartë kanë shkaktuar bllokim të disa akseve rrugore, veçanërisht në qarkun e Shkodrës.
Por, përgjithësisht, situata është pa problematika serioze sa i përket infrastrukturës kombëtare.
– Në aksin Prekal – Kir, strukturat po punojnë për hapjen e rrugës.
– Rruga Mes-Dukagjin është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së gurëve. Edhe këtu po punohet për pastrimin e saj.
Si pasojë e motit të keq, disa zona janë pa energji për shkak të defekteve në rrjet. Rajone të ndryshme, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Berat, Vlorën, Korçën, Gjirokastrën, Kukësin, Shkodrën dhe Burrelin, po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike në zona të caktuara.
Punonjësit e OSSH janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji në këto zona.
Situata po ndiqet me vëmendje nga strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror. AKMC është në kontakt me të gjitha prefekturat dhe bashkitë, për të koordinuar punën në çdo rast nevoje”, njofton ministria.
Ndërkohë polica ka bërë apel për kujdes për përdoruesit e rrugës.
Kujdes për drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës:
???? Ulni shpejtësinë dhe mbani distancën e sigurisë, sidomos në rrugë të lagura.
???? Sigurohuni që fenerët dhe pasqyrat të jenë të pastërta për dukshmëri maksimale.
???? Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore.
???? Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe shmangni çdo shpërqendrim.
???? Kontrolloni gjendjen e gomave dhe sistemin e frenave, sidomos në kushte të lagështa.
???? Ndërsa punonjësit tanë qëndrojnë në shi për sigurinë tuaj, bashkëpunimi i të gjithëve është thelbësor për të shmangur aksidentet dhe vonesat.
*Sot dhe çdo ditë, ju falënderojmë për respektimin e rregullave dhe mbështetjen për një rrugë më të sigurt për të gjithë!
