Pedagogu Doçe: Gjuha është sistemi ynë kryesor jo vetëm i të shprehurit por i gjithë ekzistencës tonë

Pedagogu, Eljon Doçe në një intervistë në Ora News u shpreh se gjuha është sistemi ynë kryesor jo vetëm i të shprehurit por i gjithë ekzistencës tonë.

Doçe: Në kushtet kur ne flasim gjithnjë e më shumë për gjuhën edhe për ndryshimet e shpejta që po ndodhin me proceset e komunikimit për shkak të zhvillimit teknologjik por edhe për shkak të proceseve kulturore, besoj se jemi në një moment të rëndësishëm kur prezantohet një projekt ose rezultatet e një projekti për të cilin të them të drejtën do doja të shprehja paraprakisht vlerësim.

E di që për çdo produkt që del nga cilado pjesë e shoqërisë ka mendime kundër dhe shpesh herë këto shoqërohen me polarizim të shoqërisë dhe me polemika të forta.

E shikoj si një gjë shumë pozitive që në fund fare i shërben kulturës tonë.

Gjuha është sistemi ynë kryesor jo vetëm i të shprehurit por i gjithë ekzistencës tonë.

Do doja që vëmendja që të kishim ndaj gjuhës të mos ishte vetëm çështje gjuhësore në kuptimin e gjuhës si gjuhë nacionale shqipe, italiane, angleze etj.