Gjendet i vdekur brenda banesës një i moshuar në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2024, 16:41
Një trup i pajetë është gjetur brenda banesës në katin e 8-të të një pallati në lagjen “8 Shkurti” në Fier.
Fqinjët kanë lajmëruar policinë se i moshuari rreth të 80-ve, i cili banonte i vetëm, kishte humbur kontaktet me të afërmit.
Në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu dhe shërbimet zjarrfikëse.
I moshuari është gjetur pa shenja jete dhe paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.