PAMJET/ Përkeqësimi i motit trazon Durrësin, palma, çadra dhe karrige të rrëzuara në trotuaret e qytetit
Porti i Durrësit ka njoftuar se si pasojë e kohë së keqe në Adriatikun Jugor, në det të hapur, i shoqëruar me dallgë dhe erë të fortë, autoritetet detare shqiptare, në koordinim dhe me ato italiane, kanë vendosur anulimin e lundrimeve mbrëmjen e sotme nga Durrësi drejt Barit dhe anasjellas.
Autoriteti Portual njofton se imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve të tyre do bëhet në orar(pra, deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme).
Ndërsa tragetet “AF Franchesca” dhe “Rigel VII” do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme.

Trageti “Af MIA”i linjës Durrës-Ankona mbërrin ne oren 19:00 dhe do të niset në orën 22:00, mbrëmjen e sotme.
Ndërkaq era e fortë dhe moti i keq ka sjellë shqetësime në qytet ku si pasojë e erërave të forta, mësohet se palmat kanë rënë në tokë.
Disa prej tyre madje kanë rënë mbi karrige të loklave, duke e bërë situatën kaotike. Vendi ynë është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm gjatë orëve të fundit.
NJOFTIMI I PORTIT
Si pasojë e kohë së keqe në Adriatkun Jugor, në det të hapur, i shoqëruar me dallgë dhe erë të fortë, autoritetet detare shqiptare në koordinim dhe me ato Italiane, kanë vendosur anulimin e lundrimeve mbrëmjen e sotme nga Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.
Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve të tyre do bëhet në orar(pra, deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme), ndërsa tragetet “AF Franchesca” dhe “Rigel VII” do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme, dt.23.11.2024.
Trageti “Af MIA”i linjës Durrës-Ankona mbërrin ne oren 19:00 dhe do të niset në orën 22:00, mbrëmjen e sotme.


