Gonzato: Të rrisim pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e integrimit në BE

70% e legjislacionit të BE-së zbatohet në nivel lokal dhe bashkitë janë aktorët kryesorë në afrimin e BE-së me qytetarët shqiptarë.

Ceremonia e mbylljes së programit të financuar nga BE, Bashkitë për Evropën mblodhi së bashku ministra, kryetarë bashkish dhe përfaqësues nga njësitë e integrimit nëpër bashki.

2200 zyrtarë lokalë që do të punojnë pranë këtyre njësive në të 61 bashkitë do të trajnohen mbi programet, politikat dhe menaxhimin e projekteve të BE-së.

“Demokracia fillon në nivel lokal.

Ndërsa ritmi i negociatave rritet dhe po diskutohen afate ambicioze, është thelbësore të angazhohemi me komunitetet lokale dhe të rritim njohuritë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.