Krimet si ''epidemi''/ Basha: Në Shqipëri gjithçka është jashtë çdo lloj normaliteti sigurie, duhet qeveri tranzitore

Sekretari për sigurinë në PL, Faik Basha në një intervistë në Ora Neës u shpreh se në Shqipëri gjithçka është jashtë çdo lloj normaliteti sigurie.

Basha: Në Shqipëri faktikisht gjithçka është jashtë çdo lloj normaliteti sigurie.

Jashtë çdo lloj nomaliteti, aktiviteti të jetës së përditshme dhe është në një terror psikologjik në 24 orë çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka më vend ku mund të themi se funksionojnë institucionet ligjzbatuese.

Gjithçka është e nxirë tashmë, gjithçka paraqitet e errët në drejtim të ofrimit të sigurisë.

Kanë mbetur viktimë edhe qytetarë të pafajshëm, të palidhur me botën e krimit por thjesht i vetmi faj i tyre është që jetojnë në Shqipëri në një vend të pasigurtë.

Për situatën reale ku ne po kalojmë unë mendoj që së paku ne duhet të kalojmë në një qeveri tranzitore.

Është emergjente pasi asgjë nuk ëshë më e sigurtë.

Këtu nuk janë të sigurtë as shkollat, as bizneset, as qytetarët, as portet as aeroportet.