Vendimi për Berishën, Balliu: Kushtetuesja e paqartë, i dhanë topin Ramës për të vrarë pluralizmin
Sipas kreut të organizimit të PD-së, Klevis Balliu, vendimi i gjykatës Kushtetuese për Sali Berishës është i paqartë dhe është vendosur nga Edi Rama.
Balliu: Vendim i paqartë juridikisht që të vendosi Rama politikisht! Të keqen e gjykatës kushtetuese, ke të drejtë por s’ke të drejtë, erdha por nuk qesh, i thonë këtij vendimi. Pyetja ngrihet, pse kaq të paqartë këta gjyqtarë, janë të paditur?! JO!
Por duke e bërë këtë vendim kaq të paqartë, tani i mbetet politikës së pushtetit ta zgjidhë, dhe ai është Edi Rama. Praktikisht ky vendim ishte një ngritje topi nga gjykata kushtetuese, që Rama të bënte koshin e fundit për shkërmoqjen e pluralizmit ne Shqipëri, ky vendim ishte një ASIST për vrasje të pluralizmit.
Këta gjyqtarë kanë zgjedhur të jenë pjesë e atij pushteti që ka qindra miliona, dhe ka vetëm 16 milionë euro për pensionistët dhe 150 milion euro për klientët e PPP-të.
Ky vendim i turpshëm që lidhet jo me çështjen partizani por me zgjedhjet, ka për qëllim ndalimin e Sali Berishës si kërcënuesi themelor dhe kryesor i pushtetit të hajdutërisë që ka mbrojtur vrasës në shtëpitë e tyre.
Opozita duhet të ndërgjegjësohet se në xhungël ligjet e qytetarisë nuk funksionojnë, asnjë diktaturë nuk është rrezuar me mjete juridike sepse diktatura nuk njeh as ligj as pluralizëm. Vetëm mjetet patriotike mund te shpërbëjnë diktaturën dhe janë ato që ndërtojnë shtetin ligjor.
