Prapaskenat e vendimit të Gjykatës, Myzyraj: Kushtetuesja ka dhe një seancë të fundit atë të arrestit në shtëpi, por nisur nga ...

Gazetari Isa Myzyraj në studion e lajmeve në “Ora News” zbuloi prapaskenat e vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, e cila e vlerësoi si kushtetues masën e izolimit në banesë të tij.

Myzyraj theksoi se në këtë vendim të Kushtetueses janë një sërë çështjesh që lidhen me personin Sali Berisha.

“Për kërkesën për shkarkimin e gjyqtares Irena Gjoka, pala mbrojtëse nuk ka arritur të provojë dhe të sjellë dokumente që të faktojnë pretendimet.

Po ashtu në unanimitet ka vendosur të cilësojë si kushtetues heqjen e pasaportës të Berishës, pra moslejimin e tij të daljes jashtë vendit. Po ashtu, me shumicë votash është votuar vendimi për masën e detyrimit të paraqitjes së Berishës.

Ndërsa për masën e arrestit në shtëpi do të ketë një seancë tjetër në Gjykatën Kushtetuese, ishte apo jo ligjore.

Por nëse Gjykata do ta shqyrtojë në themel i bie që edhe masa e detyrimit të paraqitjes është konsideruar e ligjshme, ne kemi fatin se z. Berisha u la në arrest shtëpie sepse nuk respektoi këtë vendim të gjykatës për detyrim paraqitjeje”, u shpreh Myzyraj.