VIDEO/ Kim Mehmeti vlerëson Denion Meidanin: Hera e parë që Shqipëria ka një ambasador siç duhet. Të tjerët shkonin nëpër synetllëqe e...
Analisti dhe publicisti i njohur në trevat shqiptare Kim Mehmeti ka vlerësuar figurën e Ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidanin.
“Se këtu është edhe një ambasador që më detyron të jem edhe më i kujdesshëm se si do të flas.
Tani këtë ambasador dua veçanërisht ta përshëndes, sepse pikësëpari është e para herë që Shqipëria ka një ambasador në Maqedoninë e Veriut, pasi herë të tjera ka pasur njerëz që kanë shkuar nëpër synetllëqe dhe dasma.
Dhe nuk mund të jetë ndryshe djali i Rexhep Meidanit, i Presidentit të Shqipërisë për të cilin as miqtë dhe as armiqtë nuk mund të thonë një fjalë të keqe. Dhe e them dhe njëherë, ndoshta kjo është hera e parë që Shqipëria ka një ambasador siç duhet.
Kjo vlen edhe për Kosovën, por nuk doja ta them që të mos dal i njëanshëm”, u shpreh Kim Mehmeti.
Deklaratat e tij Mehmeti i bëri sot në Shkup gjatë promovimit të librit “Kritika e mendjes politike” nga autori kroat Zllatko Kramariç.

Libër për të cilin vetë shkrimtari tha se flet për problematikat politike të Ballkanit.
Ai sqaroi se në libër ka theksuar raportet e këqija në mes periudhës fashiste dhe asaj komuniste.
“Në libër i kam analizuar raportet e këqia ndërmjet fashizmit dhe komunizmit. Qëllimi im ishte hulumtimi i këtyre dinamikave dhe se si ndikojnë në plotikat tona të tanishme.
Ky libër ofron analizë kritike të Kroacisë por edhe më gjërësisht në mënyrë politike duke u përpjekur të zbërthejë disa shtrirje historike dhe të tregoj se si shoqëritë tona nuk janë liruar nga mentaliteti fashist dhe komunist”, u shpreh Zllatko Kramariç.
Publicisti Kim Mehmeti duke iu referuar këtij libri tha se ky libër duhet të lexohet nga politikanët dhe nga gjithë ata që duan të kuptojnë se si dhe pse u shkatërrua Jugosllavia. Ai tha se ky libër është shumë i thellë dhe shumë domethënës.
“Ky libër gjithsesi duhet lexuar për ata që duan të dinë se si u shkatërrua Jugosllavia dhe çfarë ndodhi me atë Jugosllavi, atë boshtin e shkatërrimit të saj apo si u shemb një ëndër e bukur për Jugonostalgjikët dhe ëndër e mbrapsht për ne që nuk e donim atë Jugosllavi sespe ka një të vërtet, Jugosllavia e tillë siç ishte nuk ishte ëndër e keqe për të gjithë por ishte ëndër e keqe për ata si ne shqiptarët dhe për disa etni tjera të cilët me të vërtetë në atë Jugosllavi nuk mund ta realizonin ëndrën e vet etnike.
Jugosllavia nuk ishte ëndër e keqe për sërbët sepse ishte realizim i ëndrës së tyre që të jetojnë në një shtet të përbashkët dhe normalisht kur erdhi puna që të rënëohet ëndëra e tyre ata nuk mund ta kuptonin se si tjerët nuk ëndërojnë si ata”, theksoi Kim Mehmeti.
Autori i librit Kramariç tha se një nga temat në të cilën është fokusuar është edhe “Sfidat e demokracisë në vendet post komuniste”.




